Aktualitet

Kolaudimi i automjeteve do bëhet në shtet” Rama jep lajmin për shoferët: Ja si do veprohet nga janari 2021

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për të gjithë shoferët se kolaudimi i mjeteve do ti kalojë shtetit dhe do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas kreut të qeverisë duke nisur nga janari i 2021 do të ketë disa lehtësira.

Rama shton se do të zgjatet afati i vlefshmërisë ndërsa tarifa nuk do të ndryshojë.

Kështu mjetet e reja, me 0 kilometra 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa mjetet e përdorur nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet.

REAGIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR
  • ***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button