Aktualitet

Marin Mema në protestë: Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë

Gazetari Marin Mema ndodhet në krah të qytetarëve që po protestojnë para kryeministrisë.

Mema iu bëri thirrje atyre që të jenë gjithmonë e më të bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë dhe të rejat. 

Ndër të tjera Mema u shpreh se të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë dhe t’u japim një përgjigje atyre që janë në krye të cilët sipas tij kërkojnë të masakrojnë Shqipërinë.

“Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë , njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar. Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë.

Është koha t’i japim mundësi të rinjve ta kenë këtu dhe jo të ikin. Sepse bashkë mundemi. Tregojuni këtyre talentave të gjithë këtyre viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë.

Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të mblidhemi bashkë sa më shumë”.

Qytetarët vazhdojnë protestën e tyre në kryeqytet për rritjen e çmimeve prej më shumë se një ore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button