Aktualitet
Shefi i Departamentit te Ekonomiku godet me grusht pedagogen, vihet në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit ka goditur me grusht një pedagoge.
Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.




