Aktualitet

Numri dy i PS del me apelin e fortë për qytetarët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël se qeveria ka arritur të sigurojë një sasi të madhe vaksinash, ndërsa u shpreh se më vonë detajet do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se duhet rritur vigjilenca për ruajtjen e masave dhe mbajtjen e maskave.

“Apeli im është të respektojmë masat. Dua t’i bëj një apel qytetarëve të Elbasanit. Duhet të rrisim vigjilencën. Kemi një lloj hallakatje në mbajtjen e maskës dhe distancës. Është e vetmja mundësi që ta mbajmë armikun nën kontroll.

Falë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kemi arritur të sigurojmë një sasi të madhe vaksinash, kryeministri do ta njoftojë, dhe do të nisim vaksininim masiv edhe këtu në Elbasan”, tha Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button