Aktualitet

Shmanget masakra në Tiranë! Arrestohet 41-vjeçari, që kërcënoi familjarët me kallashnikov

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili me anë të një arme tip kallashnikov kërcënoi familjarët e tij, por falë ndërhyrjes në kohë të forcave blu, u bë i mundur neutralizimi i tij dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Në pranga ka rënë 41-vjeçari, Julian Xhima.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.   

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button