Aktualitet
Vrasja e Armando Palit në Shkodër, viktima ishte inspektor i IMT, arrestohet autori i krimit

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e të hënës në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit, pranë Bashkisë.Raportohet se autori i dyshuar i atentatit është arrestuar nga policia, në përpjekje për t’u larguar nga qyteti.
Viktima është Armando Pali.
Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.




