Nuk mund të bëjmë demonstrime të shëmtuara rrugëve”/ Rama prezanton kandidatët në Lezhë

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës ku po prezanton kandidatët për deputet në këtë qark.
Kreu i bashkisë Pjerin Ndreu, teksa mori fjalen, u kërkoi ndjesë simpatizantëve të PS-së të cilët nuk mund të ishin të pranishëm në këtë takim për shkak të masave anti-Covid.
Ai shtoi se socialistët nuk mund të bëjnë demonstrime të shëmtuara rrugëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve.Qytetarë të Lezhës dhe të gjitha zonave përreth që sot nuk kishim mundësi që ti ftonim në këtë shesh për shkak të pandemisë, ne mund ta bënim edhe sheshin plot, por kjo nuk mund të behej pasi aty po vaksinohen mosha të vjetra nga kjo sëmundje e shekullit. Nuk mund të bëjmë demonstrime të shëmtuara rrugëve të shëmtuara të Lezhës dhe as në sheshin e Lezhës, pasi ne jemi Partia Socialiste. Ne nuk jemi një forcë politike që infektojmë, por e heqim infektimin nga shoqëria.’- tha Ndreu.




