Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Përplasen dy automjete në aksin rrugor Tapizë- Derven, 3 të lënduar

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Tapizë-Derven.Dy automjete me targa të Kosovës 

janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas policisë janë lënduar pasagjerët e njërit automjet, 20-vjeçarja A.R., 30-vjeçarja Xh.Sh., dhe 23-vjeçarja M.M., të cilat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button