Aktualitet

Sukth: Ekzekutohet 38-vjeçari/ Qëllohet me armë zjarri te shinat e trenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund, Sukth te shinat e Trenit. Shtetasi F.D, 38-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

38-vjeçari ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia po kryen hetime në lidhje me ngjarjen. Në ndihmë të policisë janë nisur dhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button