Aktualitet

Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

Jahti luksoz “Abeona” i miliarderit Jeff Bezos, është ankoruar sot në Portin e Durrësit. Ky jaht është i pagëzuar me emrin e perëndëshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata.

Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat duke u ankoruar në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit.

Kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, lançoi jahtin gjigant “Abeona” në vitin 2023. Me një gjatësi prej 76 metradh dhe 12 metra gjerësi, ai përfaqëson një nga standartet me të larta të ndërtimit detar.Ky jaht mund të strehojë furnizime dhe mund të akomodojë deri në 65 persona, 45 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë personelin mjekësor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button