Aktualitet

“Në Lalëz e gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si të përzënë me duar në xhepa”, paralajmëron Rama për lirimin e plazheve publike: Mos e sfidoni shtetin!

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar me paralajmërimit për lirimin e hapësirave të plazheve publike në vend, që janë zënë nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.

Rama ka postuar pamje nga një biznes në Gjirin e Lalzit, të cilit pas aksionit i janë hequr të gjitha shezlongët dhe çadrat e vendosura në vijën bregdetare.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.https://www.facebook.com/share/16jHH4yVZU/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/16jHH4yVZU/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button