Aktualitet
Zhvillimet e fundit/ “Furtunë” në policinë e Tiranës, kush do jetë shefi i ri i qarkullimit (EMRI)

Lëvzjet e shumta në policinë e shtetit, kanë prekur edhe sktorin e qarkullimit rrugor në policinë e Tiranës, duke sjellë ndryshime në postet e larta. Ndryshimet e tjera në rang vendi janë bërë gjithmonë publike nga drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndërsa njoftimi i fundit është njoftuar , se Erion Ahmeti nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit.
Në vend të tij në krye të komisariatit të policisë rrugore rikthehet Besmir Qibini i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.




