Aktualitet
Ekzekutohet me breshëri plumbash i riu pranë Kishës Ortodokse në Vlorë

VLORË– Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Burime bëjmë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në afërsi të Bibliotekës së qytetit, përpara Kishës Ortodokse.
Fillimisht një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, e. Ndërkohë pak minuta më vonë ka humbur jetën.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat.




