Aktualitet

Vlerësimet për Dvoranin në DASH s’shkuan nga Rruga e Elbasanit”, Meta ngre tonet: Marrëdhëniet e mia me SHBA të shkëlqyera, s’kam shkelur asnjë ligj amerikan

Presidenti Ilir Meta me tone të ashpra, teksa u pyet në lidhje me vlerësimin e dhënë nga DASH për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvoranin si kampioni i anti-korrupsionit, theksoi se ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të.

Pyetje: Zoti Meta ju e dini se vlerësimet nuk shkojnë në DASH nga Rruga e Elbasanit. Si është marrëdhënia juaj me ambasadoren Yuri Kim?

Meta: Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta, dhe me Europën, asnjëherë nuk gënjen e nuk mashtron. Nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk ka shkrepur asnjë foto si ai tjetri që hëngri burgun e Bilalit. Të gjitha përpjekjet e zotërisë, ‘Xibrakës’, për të krijuar fokuse të tjera artificiale, ndërkohë që aferat e tjera që ndodhin çdo ditë dhe vendime që nuk botohen, këto janë të mbaruar. Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button