Aktualitet

Priten reshje të dendura, punonjësit e ministrisë së mbrojtjes angazhohen në terren

Vendi është përfshirë nga kushte të këqija të motit, me reshje shiu në disa zona, shtrëngata në të tjera dhe dëborë në zona të thella malore. Sinoptikanët kanë paralajmëruar mot të keq për gjithë territorin, me temperatura që do të vazhdojnë të bien në pjesën veriore dhe rajonet malore.

Në këtë kuadër, punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar në terren për të përballuar kushtet ekstreme të motit dhe për të ndihmuar qytetarët. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpërndarë pamjet e punonjësve të stacionuar në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, të cilët janë gati të përballojnë çdo situatë emergjente

Situata është monitoruar nga Komiteti i Emergjencave Civile, i cili është angazhuar për të koordinuar masat e nevojshme në rast të situatave të jashtëzakonshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button