Aktualitet

Zbardhet mesazhi i Ramës për kryebashiakët dhe deputetët: Bëni punë të ndershme, mos shkoni në dyert e SPAK, PS s’është mburojë! Vlerësimi për dy ministra

Në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Rama ja dhënë disa mesazhe të qartë, për ministrat, deputetët apo edhe kryetarët e bashkive.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai, raporton News24.

Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.

Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button