Aktualitet

Balluku inspekton punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se projekti do të kushtojë rreth 17 milionë euro.

“Ky është një i cili mbështetet me fondet e BE, kemi Berzhin që ka dhënë një kredi dhe 50 e tij është grant. Flasim për rreth 17 milionë euro. Një projekt që ka nisur prej kohësh, është dashur që të vihet në jetë pasi procedurat janë ato që duhen respektuar dhe e kemi bërë me përpikmëri me partnerët tanë.

Nuk është thjesht një mjet transporti, është një mentaliteti i ri i të udhëtuarit që ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur konsumin e automjeteve dhe duke nxitur qytetarët që të përdorin hekurudhat. Është dallëndyshja e parë në industrinë. Janë 39 km, 34 i përkasin hekurudhës Tiranë-Durrës që do të modernizohet dhe 5 kilometra janë gjurmë e re që nis te Megatek deri në aeroportin e Rinasit. Do të jetë vetëm 12 minuta nga qendra e Tiranës deri në terminalin e Rinasit.”, u shpreh Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button