Aktualitet

I futet me forcë në banesë dhe bën për spital ish-vjehrrën, në kërkim 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare ndodhet në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme, kur për efektivët e Komisariatit të Policisë së Durrësit ka ngritur kallëzim për nga spitali ish-vjehrra.

Kjo e fundit ka përfunduar në duart e 

mjekëve në spitalin e qytetit bregdetar pasi ka deklaruar se është dhunuar nga e reja, që është ish-nusja e saj.

Sipas policisë, 30-vjeçarja e kallëzuar, dyshohet të ketë hyrë me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta dhe është larguar.

Sipas bluve, ish-vjehrra madje kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button