Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Këtë të diel, vendi mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta që herë pas here do të sjellin reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, parashikohen reshje shiu, të cilat në zona të izoluara do të jenë edhe në formë rrebeshi. 

Pritet që reshje të jenë më të dukshme në zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button