Aktualitet

Reshje intensive shiu dhe temperatura në minus, mësoni si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët.

Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button