Aktualitet

Moti i nxehtë në vend/ Jo vetëm masa ajrore afrikane, por edhe rërë në ajër

Bashkë me masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë temperatura të larta, në vendin tonë ka këto ditë edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër. Sipas shërbimit

Meteorologjik Ushtarak, edhe ditën e merkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave ajrore të thata që sjellin temperatyra shumë të larta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndersa vranësirat do te jene të pakta dhe kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në zonat malore 18°C deri në 34°C, zonat e ulëta 24°C deri në 39°C dhe në zonat bregdetare 25°C deri në 36°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button