Aktualitet

Xhaçka u zgjodh ministre e Jashtme, Pompeo: Partnere e fortë, të zgjerojmë lidhjet SHBA-Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar përmes një mesazhi ministren Olta Xhaçkën, për detyrën e re që mori në postin e Ministres së unëve të Jashtme.

Pompeo tha se Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në drejtimin e dikasterit të Mbrojtjes.

Ai shton se shpreson të punojë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri.

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin e Olta Xhaçka si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.

Megjithatë, pas ndërrimit të viteve vetëm 20 ditë i kanë mbetur në detyrë Sekretarit Amerikan të Shtetit, sepse zgjedhjet Presidenciale janë fituar nga kundërshtarët e Republikanëve. Më 20 janar Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të prezantojë ekipin e ri në Shtëpinë e Bardhë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button