Aktualitet

Protesta, “godet” Nard Ndoka: Gjykata t’i japë “Foltores” jo vetëm vulën e PD, por edhe të PS!

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar protestën e opozitës këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shpërndarë edhe një foto nga ky tubim masiv në faqen e tij zyrtare në rrjetin social.Ndoka shkruan se me këtë pjesëmarrje, Gjykata duhet t’i japë “Foltores” jo vetëm vulën e PD-së, por edhe atë të PS-së.Duke iu drejtuar Edi Ramës, Ndoka shprehet se shqiptarët atë e kanë nominuar dhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dorëhiqet.Kjo është njesia matese në demokraci, më kete pjesmarrje Gjykata duhet ti jape ”Foltores” jo vetëm vulën e PD-se, por edhe të PS-se! Edi, dorëhiqu dhe ik, shqiptarët të kanë nominu!”,shprehet Nard Ndoka.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button