Aktualitet

Arrestimi i efektivit të policisë, Balla: Roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar rreth arrestimit të punonjësit të policisë, i cili ka kryer veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve”.

Balla tha se përballë sfidave gjithnjë në zhvillim, roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks.

Sipas tij, Reformimi dhe vetë-pastrimi i brendshëm, janë hapa të rëndësishëm për të patur një shërbim policor të duhur, për Shqipërinë kampion e Ballkanit edhe në fushën e sigurisë publike.

Reagim i ministrit Balla:

Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjensisë së Mbikqyrjes Policore është vendosur përpara përgjegjësisë penale një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve” në bashkëpunim me elementë kriminalë.

Policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj do bëj gjithçka për ta çuar përpara procesin e vetëpastrimit të policisë, për të pasur si në drejtim edhe në rolin bazë, jo vetëm më profesionistët, por edhe ata më me integritet.

E vërteta është që përballë sfidave gjithnjë në zhvillim, roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks. Nga lufta kundër narkotikëve, armë-mbajtjes pa leje, krimeve kibernetike dhe patjetër kundër krimit të organizuar forca jonë policore duhet të përshtatet dhe të jetë e aftë dhe inovatore për ta mbrojtur e po aq, për t’i shërbyer publikut.

Reformimi dhe vetë-pastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i Qeverisë për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme këtë vit, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të patur një shërbim policor të duhur, për Shqipërinë kampion e Ballkanit edhe në fushën e sigurisë publike.

Forcimi i rolit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të ndershëm dhe profesionistë të Policisë së Shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button