Aktualitet

Propozohet rritja e akcizës për gazin, Konfindustria: Është e paarsyetuar

Vendosja e akcizës prej 6 lekë për litër e gazit të lëngshëm, e parashikuar në draftin e 

paketës fiskale për vitin e ardhshëm 2022 është e paarsyetuar’.

Kështu i ka vlerësuar organizata e njohur e biznesit, Konfindustria masat e reja të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas saj, ato janë të pambështetura në kushtet e krizës së rëndë energjetike, që po kalon tashmë vendi nga rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburanteve.

Por edhe nga paralajmërimet e rritjes së fortë në janar të vitit të ardhshëm të çmimeve të energjisë elektrike për mbi 7700 bizneset kryesore shqiptare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button