Aktualitet
“Nëna dhe tre fëmijët në rrezik për jetën”/ Mjekët tregojnë pse nuk u bëri mirë hedhja në pishinë. Familjarët shpërthejnë në lot

Të plagosurit e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Velipojë, nëna me tre fëmijët e saj, janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë, në repartin e Djegie Plastikës.
Top Channel” ka mësuar se pavarësisht faktit se është e dielë dhe shumica e mjekëve janë pushim, i gjithë stafi i shërbimit të djegies është paraqitur në punë.
Mësohet se prognoza për të plagosurit është tejet e rëndë dhe janë në rrezik për jetën.Mjekët thonë se pavarësisht se janë hedhur në pishinë në momentin e parë kjo nuk i ka ndihmuar aspak, pasi uji ka qenë me klor.
Ndërkohë në hyrje të Spitalit shihen edhe familjarët e të plagosurve, të cilët ndodhen në ankth të madh dhe nuk i mbajnë dot lotët.




