Aktualitet

A do të pyesë Bashën për datën e zgjedhjeve të parakohshme? Meta e thotë troç: Kush do të regjistrohet mirë, kush nuk do të regjistrohet… ja çfarë nuk dua të dëgjoj më

Presidenti i vendit Ilir Meta, në një konferencë për mediat, paralajmëroi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në ato të bashki të vendit, që drejtohen nga kryetarë jo të zgjedhur. 

I pyetur nga gazetarët nëse do të konsultohet me Lulzim Bashën për datën e këtyre zgjedhjeve, Meta tha se nuk do të ketë konsultime, pasi kemi të bëjmë me zgjedhje të parakohshme, dhe jo të përgjigjshme.

“Jam mëse i bindur që kam bërë një akt patriotik me anulimin e zgjedhjeve në 2019, dhe kam shmangur një konfrontim mes palëve. Duke dhënë mundësinë jo vetëm për zgjidhje gjithpërfshirëse por edhe rrugëdalje, ju e patë se çfarë ndodhi në 8 Janar mes vetë demokratëve.

Presidenti nuk ka nevojë që të ketë konsultim me askënd, pasi nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme. Këto duhet të ishin bërë me kohë, nëse do të veproja më herët, do të legjitimoja ato zgjedhje antikushtetuese .

Në këto kushte jam i detyruar që të veproj në kushtet që parashikohet në raste të tilla, kush ka dëshirë të regjistrohet, kush ka dëshirë të marrë pjesë, nuk dua të dëgjoj më jo Durrësi pa kryetar, jo kjo pa kryetar, jo po presidenti çfarë po bën? “, tha Meta gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button