Aktualitet

Njoftim: Bashkia Vorë del me njoftim të rëndësishëm për shorteun e pallateve “data”

Bashkia Vorë ka dal me njoftim të rëndesishëm për qytetarët e Vorës,të cilët humbën shtëpitë në tërmetin e nëntorit të vitit 2019.Me nje investim të qeverisë shqiptare dhe mbikqyrje nga Bashkia Vorë procesit të rindërtimit po i vjen vundi dhe Data 1 .5. 2024 hidhet shorti i parë.

Njoftimi

Njoftim

Bazuar në Ligj Nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës Së Shqipërisë, Neni 162 Njoftimi publik, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. nr.904, datë 24.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe proçedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, i ndryshuar, ju njoftojme se:

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak të shpallur përfitues në pallatet e Rindërtuara në Njësinë Vorë, Bashkia Vorë do të zhvillojë shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.4 në pallatet e rindërtuara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019 në Vorë, në datën _01.05.2024 në ambjentet e Bashkisë Vorë.

Njoftimi Publik do te afishohet ne stendën e Bashkisë Vore dhe Faqen zyrtare te Bashkise Vorë.

Mospjesmarrja juaj nuk pengon zhvillimin e shorteut, por ju bëjmë me dije se në rast se nuk paraqiteni në shorte, përzgjedhja për ju do të bëhet nga Kryetari i Komisionit Për Organizimin e Shortit.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button