Aktualitet

Shtyhet afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është shtyrë afati i rigjistrimit për vitin shkollor 2023-24.

Afati i paracaktuar përfundoi me datë  4 shtator, për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

Tanimë nxënësit do te kenë mundësinë të kryejnë regjistrimet e tyre deri më tani 10 shtator.

Ndërkohë për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz më kohë të pjesshëm mbi 18-vjeç, regjistrimit do vijojnë të mbeten të hapura deri më  datë 30 shtator.

NJOFTIM!

Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.

Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button