Aktualitet

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare e Shqipërisë stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet: Një nga më të mëdhatë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në brigjet e detit Adriatik, ku kanë marrë pjesë trupat e Marinës Amerikane dhe Flota Detare e Shqipërisë.

Ky ushtrim në det të hapur, jo shumë milje larg Durrësit është pjesë e skenarëve të stërvitjes në kuadër të “Defender Europe 25”.

Postimi : Edi Rama

Mirëmëngjes dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama përkrah pamjeve të stërvitjes së përbashkët shqiptaro-amerikane.

https://www.facebook.com/share/v/18sxdxSVcc/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button