Aktualitet

Zyrtari turk: Shtyhet takimi Biden-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i planifikuar të mbahej në 9 maj në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për shkak të ndryshimeve në axhendën e udhëheqësit turk, tha të premten një zyrtar i Turqisë.

Zyrtari që nuk pranoi të identifikohej tha se shumë shpejt do caktohej një datë e re për takimin.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte njoftuar zyrtarisht për vizitën, por një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters në fund të marsit se Shtëpia e Bardhë kishte ofruar që takimi të zhvillohej në 9 maj dhe Ankaraja kishte pranuar./VOA

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button