Aktualitet

Shtyhet deri në 30 Prill rivlerësimi i banesave

Të gjithë qytetarët që ende nuk i kanë rivlerësuar banesat e tyre do të kenë afat deri më 30 Prill të vitit të ardhshëm. Qeveria miratoi përmes një akti normativ zgjatjen e afatit, vendim që vjen më një risi, sipas kreut të Kadastrës shqiptare Artan Lame.

“Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.

Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 Prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 kKorrik 2022”. Sipas Lames procesi ka patur ecuri të mirë, kjo falë edhe mbarëvajtjes së legalizimeve.

“Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa Dhjetorin). Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të mirat dhe përfitimet e tij. Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve. Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit”.

Kreu i Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që në periudhën e fundvitit të ulin fluksin e aplikimeve në E-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festa të kr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button