Aktualitet

Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, ja sa vite do të vuajë

Gjykata Speciale ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.

Tushe është shpallur fajtor me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një tender 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatin Bishqethm të Lushnjes.

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, por ish-kryebashkiaku socialist ka përfituar uljen e dënimit në masën 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg.

Gjithashtu GJKKO i ka hequr atij të drejtën për mbajtjen e posteve publike për pesë vite.

Pretenca e SPAK për ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjes:

Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)

Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj

Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj

Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)

Leonard Sefa  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Gazmend Çela  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj

Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj

Gjergji Mëhilli  1 vit / 8 muaj

Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj

Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button