Aktualitet

I ftohti polar do të “pushtojë” Shqipërinë

Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme.

Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjitha rajonin tonë.

Sipas burimeve për albeu.com, zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit, ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet të variojnë nga 1 deri në 10 gradë Celsius.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button