Aktualitet

Vranësira dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit për sot 11 dhjetor 2024

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë intervale me kthjellime.Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button