Aktualitet
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e aksit “Katër Rrugët” që lidh Xhafzotaj me Ndroqin dhe Plepat.

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e aksit “Katër Rrugët” që lidh Xhafzotaj me Ndroqin dhe Plepat.
Në këtë aks rrugor, ku nuk është vënë dorë për 30 vjet, kanë nisur punimet për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugës. Paralelisht me rrugën po ndërtohen kanalet kulluese.
Ky segment rrugor do të përmirësojë aksesin për rreth 40 mijë banorë. Rruga ka intensitet të lartë qarkullimi si për njerëzit dhe për mjetet e transportit të të gjithë llojeve. Pothuajse gjatë gjithë gjatësisë në të dy anët ndodhen objekte banimi 1-3 kate gjithashtu dhe biznese.
Ndryshimi rrënjësor i Shijakut po ndodh çdo ditë për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e përbashkët të banorëve të tij.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





