Aktualitet
Rama:Në shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës.I shoqëruar nga Gentian Picari dhe minisrat z.Arben Ahmetaj,Elisa Spiropali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar traditën e basketbollit në shkollat që inauguron për Rindërtimin.
Rama ka realizuar disa kosha në shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës.
Ai ka ftuar ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të gjuajnë drejt koshit me topin e basketbollit.
Kryeministri ka qenë i pagabueshëm në të gjitha rastet, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.


Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.

Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ja doli të realizojë pasi hoqi xhupin që kishte veshur.




