Aktualitet

Nis seanca në Kushtetuese, këshilltari i Metës me kërkesë të re

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje.

Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”.

Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i ka bërë një kërkesë të re gjykatës.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar.

Tusha: Mund t’iu vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptop e gjykatës që është i certifikuar.

Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar:

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit Meta u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Ndërkohë, pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre.

Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button