Aktualitet

PS e Vorës ‘zbarkon’ në Itali, Kryebashkiaku Blerim Shera takim me shqiptarët për votën e Diasporës

Partia Socialiste ka vijuar takimet me diasporën në kuadër të votimeve të 11 Majit.

Këtë javë ka qenë kryetari i Bashkisë Vorë Blerim Shera, së bashku me koordinatorin Arlind Papa që janë takuar me shqiptarët e Italisë, në Reggio Emiglia.

“Ky është një moment kyç për të gjithë ata që edhe pse larg, mbajnë zemrën pranë atdheut” – u shpreh në takim Shera.

Ndërkohë emigrantëve të Italisë iu është shpjeguar në takim procesi sesi të regjistrohen dhe si të ushtrojnë të drejtën e votës në 11 Maj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button