Aktualitet

Temperatura deri në 40 gradë, ISHP apel qytetarëve: Çfarë duhet pasur kujdes

Gjatë ditëve të fundit vendi është përfshirë nga temperatura të larta, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë 40 gradë.

Nisur nga kjo situatë, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

ISHP bën thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm ndaj të afërme, familjarëve apo të moshuarve që kanë probleme dhe kalojnë shumë kohë vetëm.

“Gjatë një vale të nxehti, ndihmoni personat që vuajnë nga i nxehti. Kontrolloni familjarët, shokët dhe komshinjtë që kalojnë shumë kohë vetë. Personat e moshuar ose të sëmurë që jetojnë vetëm duhet të vizitohen të paktën një herë në ditë.

Gjithashtu ndiqni një kurs të ndihmës së parë për të mësuar se si të veproni gjatë emergjencave si pasojë e temperaturave të larta”, këshillon Instituti i Shëndetit Publik.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button