Aktualitet

Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë,kanë ardhur dje për sherrnajë, por e morën përgjigjen

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, foli sot nga  Vora për mospublikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se rezultati duhet të ishte publikuar që nga mbrëmja e djeshme.

“Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale.

Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë. 

Diferenca është thelluar me PS-në… Ata nuk i kanë kthyer asnjëherë sytë nga Vora, kanë ardhur dje për sherrnajë, por e morën përgjigjen”, tha Spiropali.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button