Rama takon një nga një drejtuesit politik të Tiranës, ZBARDHET LISTA me emrat e kandidatëve që do “luftojnë” në zgjedhjet e majit për ulësen në Kuvend

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prej orës 15:00 është duke zhvilluar takimet me drejtuesit politik të qarqeve. Këto takime vijnë pas pushimit të drekës dhe përfundimit të raundit të parë të takimeve të cilat nisën prej paradites së kësaj të diele.
Sakaq, pas takimit me drejtuesin politik të qarkut Kukës, Eduart Shalsin, Rama ka pritur në “Vilën 30” drejtuesen politike në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliun. Pas përfundimit të takimit me Manastirliun, Rama pritet të takojë edhe Elisa Spiropalin.
Takimet me drejtuesit politik të qarkut të Tiranës, kryesocialisti po i bën të ndara. Në fokus të këtyre takimeve janë diskutimet për listat e kandidatëve për deputetë, që do të përfshijnë listat e sigurta dhe listat e hapura të kandidatëve që do të përfshihen në listën e përgjithshme të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, e cila duhet të dorëzohet në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda datës 12 mars.
Sakaq, përmendim dhe emrat të cilët po qarkullojnë lart e poshtë si kandidatët e mundshëm për deputetë për vitet 2025-2029.
VNA ka siguruar emrat e një pjesë të kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ashtu siç dhe pritej drejtuesit e qarqeve dhe drejtuesi i diasporës do të jenë pjesë e listave.
Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Blendi Gonxhe
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Toni Gogu
Ermonela Felaj
Helena Kaçe
Xhemal Qefalia
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Zerina Bruci
Durrës
Luan Zaza
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Etleva Budini
Edmond Stojku
Fier
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Ceno Klosi
Arjan Faso
Antoneta Dhima
Kristo Papa
Hanit Bonati
Ami Kozeli
Shkodër
Majlinda Angoni
Xhejms Çela
Anila Gjyrezi
Onid Bejleri
Besmir Lesha
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Frrok Gjini
Korçë
Niko Peleshi
Ilir Topi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimi
Lezhë
Ulsi Manja
Admir Kadeli
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Marjeta Nela
Vlorë
Bledar Çuçi
Pirro Vëngu
Anila Denaj
Ardit Bido
Plator Nesturi
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj
Elbasan
Arbian Mazniku
Bora Muzhaqi
Evis Kushi
Taulant Balla
Ermira Urupi
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Saimir Hasalla
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda
Kukës
Eduard Shalsi
Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj
Berat
Ervin Demo
Klajdi Qama
Juliana Memaj
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
Alda Zholi
Edjon Maliqi




