Aktualitet

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore e vajzës që u dhunua nga babai në Kamëz, 6-vjeçarja ka dëmtime në organet gjenitale

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore e te miturës në Kamez ka zbuluar se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime ne organet gjenitale.

Masa e sigurisë ndaj R.K babait 27 vjeçar do të jepet ditën e nesërme në dhomën penale në Tiranë. I ati e mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën. Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.

Ndaj të ëmës ende s’ka asnjë masë, hetimet po vazhdojnë. Për shkak të pranisë me të mitur prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura.

27-vjeçari nga Kamza u arrestua një ditë më parë nga policia e Tiranës, për dhunë ndaj të bijës 6-vjeçare, e cila ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore./shqiptarja

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button