Aktualitet

Arratisjet spektakolare nga burgjet ndër vite/ Emra të rinj, histori e vjetër

Tentativat për arratisje nga burgu i biznesmenit Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe jo vetëm kanë bërë së fundmi xhiron e mediave dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë në burgje.

Por, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, arratisjet nga burgu janë një histori e vjetër, thjesht ndryshojnë vetëm emrat e atyre që duan të lënë qelitë, duke u arratisur.

Referuar dokumentave që disponon, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me anë të një postimi në rrjete sociale, thotë se arratisje spektakolare ka pasur në Shqipëri edhe në vitin 1920, kur një guardian  dukej se bashkëpunonte në arratisjen e tetë personave nga burgu i Tiranës, njëri prej të cilëve ishte i biri i vetë gardianit

Tentativat për t’u arratisur nga burgjet shpesh nuk dalin me sukses, por personat që janë duke vuajtur dënimet brenda katër mureve, me ç’duket, nuk kanë çfarë të humbasin, ndaj dhe e provojnë shpesh këtë mënyrë. 

Disa prej arratisjeve spektakolare nga burgjet kanë hyrë dhe në histori, duke u kthyer në romane apo filma. 

Të tilla arratisje ka patur edhe në Shqipëri, ndoshta duke përjashtuar periudhën 1945-1990: edhe po të arratiseshe, ku do shkoje? 

Në Arkivin Qendror Shtetëror ruhen dokumente të para një shekulli, ku flitet për arratisjen e të burgosurve dhe masat e marra për kohën. 

Për shembull, më 1920 një gardian burgu duket se bashkëpunon në arratisjen e tetë personave nga burgu i Tiranës, njëri prej të cilëve ishte i biri i vetë gardianit. 

Kurse në fotografi kemi pamje të burgut të Tiranës mes viteve 1932-44”, shkruhet në faqen sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku nuk mungojnë edhe shkresa apo fotot nga burgu i dikurshëm i Tiranës./CNA.al

cna lajme sociale

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button