Aktualitet
SHPËRTHIM i fuqishëm në Fushë Krujë, i vendoset tritol banesës së një qytetari (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Zallë të Fushë Krujës pas minuta pas mesnatës së djeshme.
Në portën e jashtme të banesës së një familje shpërtheu një sasi tritoli duke shkaktuar panik te banorët.Policia bën me dije se një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të personit me inicialet E.H., ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk ka ende të tjera detaje mbi ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.




