Aktualitet

Nuk ka një dosje për shpalljen non-grata të Berishës? Yuri Kim: Nuk bazohemi në thashetheme, këto janë fantazi, është përfshirë FBI dhe CIA

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur mbi aludimet se vendimi për shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit Sali Berisha mund të ketë ardhur vetëm nëpërmjet informacioneve të marra falë mediave dhe shoqatave të ndryshme. 

Kim i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se kishte vite që dosje të tilla trajtoheshin dhe për sigurimin e informacioneve publike dhe jo-publike ishin përfshirë edhe agjensi të njohura special si CIA dhe FBI.

Kim: Presidenti Biden e ka bërë të qartë që të ndërmerren masa ndaj personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë konkretisht në Ballkanin Perëndimor. 

Një zëdhënës i DASH tha se vendimi i marrë nga Berisha ishte marrë nga media dhe shoqata…

Kim: Jo, absolutisht jo, do të thotë që marrin në konsideratë një gamë të gjerë informacioni që ka burime publike dhe jo publike. Më lejoni të theksoj se ky process është disavjeçar që përfshin disa agjensi si FBI, CIA etj. Më pas ndërtohet një dosje që sekretari i shtetit të ketë siguri për ta nënshkruar. Nuk ka dicka të bazuar në thashetheme. Është fantazi, ne bazohemi vetëm në fakte. Njerëzit thonë se nuk ka dosje prandaj nuk ka bazë. Nuk është ky procesi, prandaj Shqipëria nuk do përjashtohet nga ky rregull. Nuk do u shpëtohet ndaj rregullave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button