Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana falenderon fondacionin “Mirësia”. 200 pako për familjet në nevojë.

Kryebashkiaku Arbana falenderon fondacionin “Mirësia”. 200 pako për familjet në nevojë.

Sot shteti i Kuvajtit me rastin e ditës së Çlirimit dhe Pavarësisë së tij, 25 dhe 26 shkurt, ka dhuruar 200 pako për familjet në nevojë ekonomike në Shijak.

Në një postim në rrjetet sociale Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak shprehet: “Falenderoj shoqatën “Mirësia” dhe shtetin e Kuvajtit për çdo mbështejtje që po i jep qytetit tonë, ku së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama përmes rindërtimit po i japin një të ardhme plot shpresë qytetit tonë.

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button