Aktualitet

FOTO: Përqafime mes bombave, njerëz në arrati, dyqane bosh, qytete dhe ndërtesa të shkatërruara, kjo është lufta!

E gjithë bota është tronditur nga pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa qindra mijëra ukrainas kanë lënë vendin e tyre për t’u shpëtuar bombardimeve.

Qindra viktima dhe të plagosur raportohen nga sulmet me raketa mbi qytetet ukrainase.

Në fotot e publikuara nga mediat duket gjendja e rënduar në Ukrainë tani në ditën e shtatë të luftës.

Ndërtesa, rrugë dhe ura të shembura, mbizotërojnë në Ukrainë, duke krijuar rrënoja apokaliptike, të cilat vijnë si pasojë e sulmit rus.

E vetmja zgjidhje për mijëra ukrainas ishte lënia e gjithçkaje që ata kishin ndërtuar prej vitesh në tokën e tyre të lindjes.

Qytetarët që po e kalojnë në mënyrën më të keqe sulmin rus janë të sëmurët dhe gratë shtatzëna.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button