Aktualitet

Situata me Covid përmirësohet, lehtësohen masat, hiqet ora policore

Situata me koronavirusin në vend ka ardhur duke u përmirësuar. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lehtësojë masat në përputhje me situatën. Duke filluar nga data 3 mars nuk do të aplikohet më ora policore.

“Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike se javën e kaluar dhe tendenca e këtij përmirësimi duket që do jetë e qëndrueshme

Niveli i masave që kërkon kjo situatë mbetet e tillë:

  • Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid dot ë qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;
  • Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;
  • Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
  • Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;
  • Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button