Aktualitet

Ju lutem mos u frenoni, flisni”. Balla jep mesazhin pak para Kongresit të PS

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla pak para nisjes së punimeve të Kongresit të PS ka deklaruar se janë të gatshëm të dëgjojnë çdo lloj kritike dhe shqetësimi.

‘Jemi të gatshëm sot të dëgjomë cdo lloj kritike e shqetësimi të gatshëm që sheshi Nënë Tereza të jetë sheshi i debatit më të madh që mund të zhvillohet sot në Shqipëri edhe për elementin e sigurisë ushqimore. Do ju lutesha sot të mos keni asnjë lloj frenimi për çfarë po flisni. Të gjithë ato debate që zhvilloni në cdo cep të Shqipërisë lutem ti zhvillojmë sot këtu hapur me njëri tjetrin. Një pjesë do sjellin shqetësime por do them dy fjalë: të gjithë duhet të bëjmë llogari ku e nisëm në 2013 marrëdhenien e shtetit me bujqësinë e ku jemi sot. S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013 ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliardë dollarë eksporte. Jam shumë i sigurtë që do ia arrijmë“, tha Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button